Kronikë

Kukës/ Tentoi të hyjë në një qendër votimi, shpallet në kërkim 18- vjeçari! Fotografoi votën dhe e postoi në rrjetet sociale, nis hetimi për një tjetër (VIDEO)

12 Maj, 10:47| Përditesimi: 12 Maj, 11:00

  • Share

Kukës-Policia në Kukës ka nisur hetimin për një 19-vjeçar, pasi fotografoi votën dhe e publikoi në rrjetet sociale. 

Ndërkohë, një 18- vjeçar është shpallur në kërkim, pasi gjatë natës, ka tentuar të hyjë me forcë në VNV nr. 11 dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që nuk e kanë lejuar të hyjë.

Në videon e siguruar nga Report Tv shihet se, 18- vjeçari me inicialet O.SH është ndaluar nga punonjësit e policisë, pasi ka tentuar që të hyj në qendrën e votimit.

DVP Kukës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të fletës së tij të votimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë natës, ka tentuar të hyjë me forcë në VNV nr. 11 dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që nuk e kanë lejuar të hyjë', thuhet në njoftimin e policisë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?