Kronikë

Kukës/ Futi në Shqipëri mallra kontrabantë, arrestohet një person, 2 të tjerë në pranga për trafikim narkotikësh

1 Shkurt, 10:56| Përditesimi: 1 Shkurt, 11:03

  • Share

KUKËS- Një person është vënë në pranga nga policia për kontrabandë mallrash dhe të tjerë për trafikim narkotikësh në Kukës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë R. B., 43 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Nga kontrolli, në automjetin e tij policia gjeti mallra elektrike dhe ndërtimi, të cilat dyshohet se u futën në territorin shqiptar jashtë pikës doganore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, në Pikën Kufitare të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, arrestuan në flagrancë 2 persona B. S., 24 vjeç, dhe E. O., 25 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

‘Dy shtetasit udhëtonin me automjetin tip “Caddy”, i cili u përzgjodh për kontroll të detajuar. Gjatë kontrollit, Policia gjeti një sasi të lëndës narkotike kanabis, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?