Kronikë

Gruaja një javë e zhdukur, Gjykata e Kukësit lë në burg burrin agronom! Telefoni i 48-vjeçares iu gjet në makinë: E ka harruar

29 Korrik, 13:23| Përditesimi: 29 Korrik, 16:12

  • Share

KUKËS- Prej datës 22 korrik, Nadire Shpata, 48 vjeçe nga fshati Bujan i Tropojës, është zhdukur në mënyrë të mistershme, pa lënë asnjë gjurmë dhe pa kontaktuar me familjen. Ajo jetonte vetëm me bashkëshortin në këtë fshat të largët, ndërsa tre fëmijët ne moshe madhore jetojnë në Tiranë dhe jashtë vendit.

Report TV shkoi në Bujan për të vendosur kontakte me te afermit por dera e shtëpisë ishte e kyçur. Fqinjët, jashtë kameras, thanë se Nadirja ishte një grua e dhunuar nga i shoqi. Ndërsa ne fshatin Mejdan, vendlindjen e saj, shtëpia është e braktisur, pasi prindërit e Nadires prej vitesh janë shpërngulur në Tiranë.

Denoncimi për zhdukjen e saj u bë më 22 korrik, ndërsa dy ditë më pas policia kontrolloi banesën ne Bujan dhe gjeti armë e municione pa leje. Në pranga u vu bashkëshorti, 58-vjeçari Imer Shpata me profesion agronom.

Akuza aktuale ndaj tij është armëmbajtje pa leje, por grupi hetimor dyshon se ai mund ta ketë vrarë të shoqen dhe mund të ketë zhdukur kufomën.

Këtë të martë, gjykata e Kukësit caktoi masën “arrest me burg pa afat” për 58-vjecarin. Burimet bëjnë me dije se ai ka mohuar përfshirjen në zhdukjen e bashkëshortes, duke thënë vetëm se ajo është larguar pa adresë.

Telefoni i Nadire Shpatës u gjet në makinën e tij, ç’ka ngriti dyshime për përfshirjen e tij në ngjarje kriminale. Ne gjykate ai ka deklaruar se telefoni mund të jetë harruar nga gruaja, pasi edhe ajo përdorte makinën. Pavaresisht pretendimeve gjykata e la ne burg, ndersa mesohet se në vitin 2023 ai kishte precedent penal per dhune ne familje. Hetimet vijojnë intensivisht per mbledhjen e provave dhe deshmive, ndërsa kërkimet në zonën malore të Bujanit në Tropojë ende nuk kane dhene asnje rezultat.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?