Kronikë

Kukës/ I humbur prej datës 6 prill në ‘Bjeshkët e Domajt’, gjendet i pajetë trupi i 27-vjeçarit! Telefonata e fundit me të atin dhe dyshimet e Policisë (VIDEO)

10 Prill, 15:42| Përditesimi: 10 Prill, 18:38

  • Share

Has- Pas katër ditësh kërkimesh intesive nga toka dhe ajri është gjetur i vdekur 27-vjeçari nga Kishaj i Hasit, Ajet Lleshi.

Sipas skuadrës së kërkimit dhe banorëve të zonës në vendngjarje, trupi i të riut është gjetur pa dëmtime të jashtme.

27-vjeçari është gjetur tek vendi quajtur "Kurora e Mujes", të bjeshkëve të Domajt në Has.

Dyshimet e para janë se i riu mund të ketë vdekur si pasojë e të ftohtit, mbulimit nga bora dhe ndonjë problemi tjetër shëndetësor, kjo edhe prej faktit të bisedës telefonike me babanë, pas humbjes mesditën e së dielës së 6 prillit, ku i pati thënë "bab, kam mbet në mal dhe jam sëmurë".

Policia ka njoftuar edhe babanë për gjetjen, i cili ndodhej pak metra më larg duke kërkuar për trupin e të birit.

A.Q/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?