Një punonjës i Njësisë Operacionale i shpallur në kërkim është vënë në pranga ditën e sotme, pasi së bashku edhe me 21 policë të tjerë, gjobiten makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit dhe lekët i morën për vete.
Sipas AMP, në pranga është vënë Bekim Sulaj, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Punonjësi Bekim Sulaj, është i fundit që është arrestuar nga punonjësit e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim një muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj” ku u dokumentuan rastet e përvetësimit në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës - Dibër) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit Bekim Sulaj., me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, njoftoi AMP.
Prokuroria e Kukësit lëshoi 22 masa sigurie më 19 shtator, për punonjës të Policisë së Shtetit në nivele të ndryshme, pasi përvetësuar lekët e gjobave rrugore. Konkretisht gjykata caktoi masën arrest me burg për 6 efektivë policie, për 4 arrest shtëpie dhe 12 të tjerë detyrim paraqitje. Sipas hetimeve ka rezultuar se në total janë vjedhur 2.2 milionë lekë të reja.
Sidimos keta qe rrijn te karburanti ngjitur me tegun te lavazhi jane gjakpirsa vetem lek kerkojn dhe ndalojn vetem femrat dhe moshat e reja fare duke u bere presion . I kam ber email edhe mbikqyrjesnpolicore shpresoj te reagojn. Mjafton ti provojojn te kalojn pa rip ose me tel ne dore dhe ti nxjerrin nje 50ce se 20 nuk i marrin te thon per kaq nuk behet shikoje dhe njehere siguracionon
PërgjigjuPolicia rrugore është bandë grabitësish me uniform!
Përgjigju