Foto ilustruese

Kronikë

Kukës/ Kaloi ilegalisht kufirin me produkte ushqimore pa faturë, pranga 53-vjeçarit (EMRI)

11 Shtator, 16:05| Përditesimi: 11 Shtator, 16:07

  • Share

Kukës- Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë kufitare në Shishtavec.

Gjatë kontrollit në kamionçinën e Samir Vuçitërnës efektivët gjetën produkte ushqimore, pa faturë.   

53-vjeçari u arrestua për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”. 

Automjeti dhe produktet u sekuestruan si provë materiale.

"Shërbimet e Policisë Kufitare në Shishtavec, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar në fshatin Pakisht, automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin S.  V. 

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore, pa faturë.   

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. V., 53 vjeç, banues në Rahovec, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?