Kukës/ Kanosën me armë dhe dhunuan fqinjin pas një sherri, pranga 48-vjeçarit bashkë me djalin dhe vëllanë

31 Dhjetor 2023, 10:16| Përditesimi: 31 Dhjetor 2023, 10:17

  • Share

KUKËS- Tre të afërm kanë rënë në pranga në Kukës, pasi kanosën me armë dhe dhunuan fqinjin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtanë, pas një konflikti për motive të dobëta me fqinjin e tyre.

Pas sherrit, 48-vjeçari bashkë me djalin dhe vëllanë e tij kanë shkuar në banesën e fqinjit, I.D. 53 vjeç, ku e kanë kanosur me armë dhe e kanë goditur me grushte.

Policia ka vënë në pranga, Durim Vata 48 vjeç, Safet Vata 44 vjeç, dhe Julvan Vata, 20 vjeç. Po ashtu u sekuestrua 1 armë gjysmë-automatike, 1 automjet dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.      

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?