Një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra nga Kosova, nëpërmjet kufirit të gjelbërt është goditur në pikën kufitare të Qafë Prushit.
Policia informoi sot se arrestoi një 37 vjeçar pasi me kamioncinën e tij ‘po tentonte të fuste pa dokumentacoion lodra për fëmijë, që përdoren në parqe’.
37 vjeçari, i identifikuar si B.V me banim në Has u arrestua për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit".
Komento