Kronikë

Kukës, koncesionari i "Rrugës Kombit" bllokoi kullotat, banorët kërkojnë rrugë alternative

16 Maj 2018, 11:14| Përditesimi: 16 Maj 2018, 11:49

  • Share

Banorët e fshati Kolsh në Kukës kërkojnë rrugë alternative pas bllokimit të të vetmes rrugë që lidh fshatin me kullotat dhe bjeshkët.

Firma koncesionare e “Rrugës së Kombit”, në afërsi të tunelit, që prej datës 5 maj ka bllokuar rrugën lidhëse të fshatit me kullotat.

Banorët e zonës janë të  detyruar që të udhëtojnë deri në mbikalimin e Thirrës, në mënyrë që të kenë mundësi të kalojnë në kullotat e fshatit.

Banorët e zonës kanë lënë një afat 5 ditor për zgjidhjen e problemit të tyre, ato thonë që kanë 2300 ha pyje dhe kullotat janë i vetmi burim jetese për ta, që lidhen me rrugën e shërbimit e cila qëndron e bllokuar që prej datës 5 maj.

Kërkesat për një rrugë alternative ndaj qeverisë janë bërë nga përfaqësia e fshatit me 800 banorë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?