Kronikë

Kukës/ Në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 51-vjeçari

13 Maj, 12:06| Përditesimi: 13 Maj, 12:28

  • Share

Kukës- Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë.

Lutfi Mici në bashkëpunim me vëlllanë e tij Nuredin Mici më 2024-ën kanë kultivuar bimë narkotike në vendin e quajtur “Kroi i Bardhë”.

Sipas njoftimit të policisë Nuredin Mici (vëllai) është arrestuar në mars të këtij viti.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të operacionit policor “Kroi”, vuri në pranga shtetasin L. M., 50 vjeç, banues në fshatin Tejdrinë.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kukësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.  

Ai akuzohet se në muajin qeshor 2024, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin N. M. (i arrestuar në muajin mars 2025), ka kultivuar bimë narkotike në vendin e quajtur “Kroi i Bardhë”. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: