Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Shqipëri me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë ka vizituar varrezat e Dëshmorëve të Kukësit.
Ai ishte së bashku me deputetin e Partisë Socialiste Pandeli Majko, me të cilin bënë nderime në vendin ku prehet Hasan Prishtina, një prej figurave më të shquara të Pavarësisë dhe Bashkimit Kombëtar.
Pandeli Majko shprehu nderimet e tij me anë të një postimi nëFacebook.
“Në varrezat e dëshmorëve të Kukësit, së bashku me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, në datën 27 nëntor, qëndruam për të nderuar vendin e prehjes së Hasan Prishtinës.
Hasan Prishtina është fati i të vërtetës shqiptare të cilës kemi nevojë ti kthehemi dhe rikthehemi.
Vendi ku prehet, i përgjigjet karakterit të tij. Ai "shikon" nga të gjitha trojet shqiptare”, shkruan Majko.
Më 28 Nëntor, në kuadër të 110 vjetorit të Pavarësisë, u bënë bashkë krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës, të cilët morën pjesë në ceremoni, ndërsa bënë homazhe pranë monumentit simbol të përpjekjeve dhe sakrificave të patriotëve shqiptarë për pavarësi.
Lajmi kryesor:
110 vjetori i pavarësisë/ Ekspozita e arkivit shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës prezantohet në Prekaz
S.C/ReportTv.al