Foto ilustruese

Kronikë

Kukës/ Lëndë narkotike, automatikë e fishekë, arrestohen në flagrancë 4 persona

16 Tetor 2019, 14:51| Përditesimi: 16 Tetor 2019, 14:55

  • Share

KUKËS- Arrestohen 4 përsona për prodhim e shitje të lëndëve narkotike, armatim dhe municion luftarak. 

Operacioni "Kopshti i Skacajve" arrestoi personat A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës.

Gjatë kontrollit  nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan  rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.

Në bazë të hetimeve të kryera  rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak. 

Ata u arrestuan  në vendin e quajtur “Qafë-Shllak", ku po  lëviznin me mjetet tip "Benz" dhe "Opel".

Sipas policisë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?