Kujtim Tushe nga qyteti i Kukësit, është 73 vjeç, por teksa ka hedhur pas krahëve pleqërinë, ka gjetur fuqitë të kujdeset për gruan dhe dy djemtë e tij me aftësi të kufizuara. I moshuari duhet sigurojë edhe jetesën kur përballet me kushtet e mjerueshme. Të vetmet të ardhura që merr janë 30 mijë lekë pension, por këto janë para që shkojnë për qiranë dhe ilaçet. Ndërsa për të ngrënë, e kalojnë ditën me ushqimet që i falin.
"Jo nuk kam mbështetje. Me kanë dhënë ushqime. Nga shteti vetëm pensionet dhe shoqërimin. As për ilaçe. Pa shtëpi, me qira. Paguaj 110 mijë lekë. Bashkia ma pati dhënë fjalën për shtëpinë por jo. Çdo ditë shkoj atje. Fizioterapinë e bëj në Prizren. Asnjë shërbim këtu. As ilaçet që më takojnë me rimbursim nuk mi japin. 300 mijë lek marr me 3 invalid", tha Kujtim Tushe/
73-vjeçari thotë se ka trokitur në çdo derë institucioni për të gjetur një mundësi strehimi, apo një zgjidhje për të lëvizur familjarët e tij drejt spitaleve, por deri sot askush nuk e ka ndihmuar. Kur u duk se shpresat iu shuan, një shqiptar i Prizrenit me banim në Zvicër, Qamil Rudi së bashku me Ramdan Babqorin nga Kukësi, i kanë dhuruar një makinë familjare.
"Emocion shumë i madh. Kur më kanë thënë se jemi duke ta sjellë një makinë unë u gëzova fort. Që kur më ka treguan jam gëzuar. E falënderoj e zoti I ruajt ato që kanë menduar për mua. Kjo makinë është shumë e nevojshme. Kam edhe gruan me karrocë, edhe djalin tjetër me probleme mendore. Tre vetë kam. Vetëm unë kujdesem për ta. Jam 73 vjeç" tha kryefamiljari
Njeri prej djemve te Kujtimit, Jetoni, i cili prej vitesh është në karrocë, nuk gjen fjalë për të falënderuar.
Edhe cigaret t'i falin si ushqimin ?!
PërgjigjuGjynan per familjen Allaraj
Përgjigju