Kukës- Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
I arrestuari është identifikuar si Kadri Peposhi, banues në fshatin Lusen.
Operacioni për kapjen e tij u kodua 'Arka'.
"Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në banesë, armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Arka", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
K.P., 53 vjeç, banues në fshatin Lusen.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme
Komente
