Kronikë

Kukës/ Përplasen 2 mjete në aksin Krumë-Golaj, humb jetën njëri prej shoferëve, 2 të plagosur (VIDEO)

8 Shtator, 20:53| Përditesimi: 8 Shtator, 21:58

  • Share

Kukës-Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Golaj të Hasit, ku një mjet është përplasur më një tjetër, ndërsa ka humbur jetën njëri prej shoferëve.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, ku personi me inicialet N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues N. S., dhe pasagjer Z. N.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi tjetër i automjetit dhe pasagjeri të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

'Krumë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën', njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?