Foto ilustruese

Kronikë

Kukës/ Ndalohet në Morinë kosovari i dënuar me rreth 2 vite burg për mashtrim

19 Qershor 2020, 15:22| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 15:23

  • Share

KUKËS- Ndalohet një kosovar i shpallur në kërkim, i dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për mashtrim.

Personi me iniciale I. S., 46 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë është arrestuar në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim kombëtar, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrim”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?