VIDEO/ Nisin reshjet e para të dëborës në vend, 'velloja e bardhë' vesh malet e Dibrës dhe Gjalicën në Kukës

4 Nëntor 2023, 13:36| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 16:01

  • Share

Rënia e menjëhershme e temperaturave ka sjellë reshjet e para të dëborës në vendin tonë. Kukësi dhe Dibra janë dy vendet e para ku kanë nisur reshjet e borës.  Në pamjet që sjell Report Tv duket Mali i Gjallicës që është veshur me petkun e bardhë të dimrit duke dhuruar pamje spektakolare. Deri tani nuk raportohen probleme për banorët e zonës.  

Por duket se bora e parakohshme ka gjetur ta papërgatitur stanet e barinjve në Malin e Gjallicës. Një prej tyre është edhe çobani Ekrem Onuzi që bora e ka zënë në bjeshkët e Sasatit, ku ai ka vijuar të kullosë mbi 200 bagëtit e tij edhe pse ka prezencë të borës. Sipas çobanit deri më tani nuk ka probleme ndonëse është në lartësi. Ai thotë se kullotat e pasura janë arsyeja e qëndrimit në bjeshkët e larta pavarësisht vështirësive e kushteve meterologjike.

Report Tv po ashtu sjell pamje edhe nga malet e Dibrës, ku reshjet e borës kanë zbritur deri në 1500 m. Temperaturat janë ulur në 6 gradë në qytetin e Peshkopisë, ndërsa intensiteti i shiut ka rënë. Reshje të lehta dëbore janë rapotuar edhe në malin e Gramozit në Kolonjë.

Ora 15:56
VIDEOLAJM/ Edhe malet e Dibrës vishen me ‘vellon e bardhë’ të dëborës

Reshjet e para të dëborës kanë nisur në vendin tonë, ndërsa malet në Dibër e në Kukës janë veshur nga velloja e bardhë e dëborës.

Report Tv sjell pamjet nga dëbora e parë që zbardh malet e Dibrës.

Reshjet e borës kanë zbritur deri në 1500 m, temperaturat janë ulur në 6 gradë në qytetin e Peshkopisë, ndërsa intensiteti i shiut ka rënë.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?