Foto Ilustruese

Kronikë

Kukës/ Dhunohet për shkak të detyrës nga disa persona polici rrugor, u përfshi në debat me ta pak ditë më parë, 1 person në kërkim

6 Maj, 19:57| Përditesimi: 6 Maj, 20:43

  • Share

Kukës-Një efektiv police i rrugores në Kukës është dhunuar për shkak të detyrës nga disa persona, ditën e sotme. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku ka qenë inspektori me inicilaet Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në Kukës, i cili ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona.

Policia bënë me dije, se me njërin nga personat e përfshirë në konflikt, efektivi kishte debatur disa ditë më parë, i cili është shpallur edhe në kërkim. 

'Kukës/Informacion paraprak/ Rreth orës 17:00, Inspektor Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës, ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës.

Punonjësi i Policisë aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë. Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë', njoftoi sot policia. 

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, së bashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe të personave të tjerë, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle për kapjen e personit të identifikuar nga ana e Policisë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?