Kronikë

Kukës/ Penguan qarkullimin, duke parkuar në mënyrë të parregullt, nis hetimi për tre persona

24 Shtator, 10:23| Përditesimi: 24 Shtator, 10:32

  • Share

Kukës - Tre persona do të hetohen në gjendje të lirë pasi penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, duke parkuar automjetet e tyre në mënyrë të parregullt

 Blutë bllokuan 3 automjetet.                 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të kontrolleve për evidentimin e parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe të qytetarëve, konstatuan në qytetin e Kukësit, 3 automjete që ishin bërë pengesë për lëvizjen e lirë të përdoruesve të rrugës.         

Në vijim të veprimeve për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për drejtuesit e këtyre mjeteve,  shtetasit A. E., 20 vjeç, A. N., 26 vjeç dhe E. S., 26 vjeç, banues në Kukës.  

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?