Kronikë

Kukës/ Vëllai i drejtorit të Shërbimeve Publike plagos me armë kushëririn e kryebashkiakut! Dorëzohet pas disa orësh! Konflikti për vendin e punës në bashki

19 Shkurt, 14:56| Përditesimi: 22 Shkurt, 12:03

  • Share

KUKËS- Një 29-vjeçar nga fshati Bicaj i Kukësit ka mbetur i plagosur sot me armë zjarri pas një konflikti me një person tjetër. 29-vjeçari Elvis Halilaj, (kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj) është plagosur nga Sebastian Muçmata me vëllai i drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë Kukës (Zenel Muçmata).

Raportohet se përplasja mes të dyve ka nisur në vendin e quajtur “Sheshi i Agjencisë Bicaj” për shkak të një vendi pune në bashki, ku Halilaj e ka goditur me grushte Muçmatën. Pas kësaj Elvis Halilaj është larguar në drejtim të fshatit të tij, por është ndjekur nga autori Muçmata dhe sapo Halilaj ka ndaluar pranë banesës, autori ka qëlluar ndaj tij. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes dhe u vetëdorëzua pas disa orësh në Polici. 

Plumbi i dalë nga arma e autorit të dyshuar Muçmata e ka kapur në pjesën e pasme të plagosurin, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon me hetimet teksa ka shoqëruar në komisariat disa persona.

"Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi Elvis Halilaj, rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga  Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit", informoi sot policia.

Muçmata është dorëzuar së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë pas negociatave me familjen.

Në vijim të informacionit të dhënë më herët, lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit Elvis Halilaj, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ju informojmë se: Falë veprimeve të shpejta dhe intensive hetimore, kontrolleve të pandërprera të Policisë dhe komunikimit të vazhdueshëm me familjarët, rreth orës 21:00, autori i dyshuar, shtetasi Sebastian Muçmata, 25 vjeç, banues në Kukës, është vetëdorëzuar së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se e ka përdorur në këtë ngjarje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

1740036012_sebastianmucmata.jpg

 

Sebastian Mucmata

Ora 16:29
Nga zyra e bashkisë tek familjarët, konflikti në Kukës për një vend pune! Vëllai i drejtorit tregon pse plagosi kushëririn e Kryebashkiakut

Sebastian Muçmata, vëllai i drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit, Zenel Muçmata ka plagosur me armë zjarri Elvis Halilajn, i cili është kushëri i kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, tek agjencia e Bicajve, ndërsa sot autori 25-vjeçar u vetëdorëzua në polici ku ka dorëzuar armën e krimit dhe ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen. Sebastian Muçmata ka deklaruar para grupit hetimor se shkak i konfliktit është bërë largimi nga puna i Elvis Halilajt. Ky i fundit pretendonte se e ka shkarkuar padrejtesisht drejtori i Shërbimeve Publike në Bashki.

Akuza: I pandehuri Sebastian Muçmata akuzohet për veprën penale të vrasjes me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake parashikuar nga nenet 76, 22, 278 dhe 25 të Kodit Penal. Çfarë keni për të thënë për këtë akuza dhe për këtë ngjarje?

Përgjigja e Sebastian Muçmata: Me faktin dhe akuzën u njoha dhe për sa më pyesni dhe më akuzoni kam për të shtuar se nuk kam shkuar për të vrarë njeri, por në momentin që kam shkuar, aty Qerimi (vëllai i të plagosurit) i ka drejtuar armën babait tim Izetit (Muçmata), në këto momente kam shkuar menjëherë te makina dhe kam marrë një armë tip pistoletë që e kisha në bagazh dhe kam qëlluar në drejtim të rrugës ku ishin dy vëllezërit Qerimi dhe Elvisi Halilaj, po të kisha qëllim për t’i vrarë unë e kisha atë mundësi, por nuk kam pasur qëllim vrasjen e asnjë personi. Unë, kur kam mësuar se pikërisht shtetasit Qerim e Elvis Halilaj kishin rrahur sot te agjencia e Bicajve vëllanë tim Zenelin, i cili ka ngelur pa ndjenja i shtrirë në tokë.

Një ditë më parë, Elvis Halilaj, kushëriri i kryebashkiakut ka rrahur drejtorin dhe të atin, Qerim Muçmata. 25-vjecari tregon se ka ndërhyrë për të mbrojtur familjaret  e tij dhe nuk kishte për qëllim ta vriste të afërmin e kryebashkiakut.

Sakaq, i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, pasi mori një plumb pistolete në fundshpinë.  

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/02/2025 01:46

    Vellai i drejtorit te sherbimeve publike plagos kusheririn e kryebashkiakut /per motive te dobeta/!! Vetem /motive te dobeta/ nuk duket bindes si shkak, kur te afermit e zyrtareve me poste kacafyten e shkojne deri te arma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?