Kronikë

Kukës/ Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, dy të arrestuar! Sekuestrohen 8 pistoleta (VIDEO)

4 Korrik, 12:15| Përditesimi: 4 Korrik, 12:47

  • Share

Dy shqiptarë të Kosovës u arrestuan për trafik armësh në vendin e quajtur “Ura e Hasit” nga blutë e Kukësit.

Shkëlqim Qenaj dhe Avdulla Mallaki banues në Prizren i trafikonin armët nëpërmjet kufirit jeshil me Kosovën, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Pas kontrolleve të kryera efektivët gjetën dhe sekuestruan 8 armë zjarri në bagazhin e makinës - secila të vendosura në çanta të ndara.

Paraprakisht dyshohet se ata do t'ia shisnin 2 personave të tjerë të cilët u larguan sapo panë Shërbimet e Policisë.

Ky nuk është rasti i parë që policia ka shkatërruar grupe kriminale që merren me trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri. Rasti i fundit ishte ai më 30 maj ku pas një hetimi pesë mujor policia arrestoi 10 persona që merreshin me këtë aktivitet kriminal. Pistoletat e kapura shiteshin në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe me gjerë me 1500-2500 euro copë. Njëra prej tyre, me silenciator, do të shitej të paktën 3000 euro.

"Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Kalibri”. 

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Q., 31 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, të dy banues në Prizren.  

Në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin Sh. Q., gjetën 8 armë zjarrri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.    

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar armët e zjarrit, nga Kosova në Shqipëri, nëpërmjet kufirit jeshil dhe se do t’ua shisnin ato, 2 shtetasve të cilët kur kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar. Për shkak të hetimit nuk i bëjmë me dije të dhënat e këtyre shtetasve. Vijon puna për kapjen e tyre", njoftoi sot policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?