Policia e Kukësit ka arrestuar një 20-vjeçar me inicialet M.B në flagrancë gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve. 20-vjeçari është kapur me një automjet, ku nuk dispononte lejen e drejtimit.
Pas kontrollit uniformat blu i kanë gjetur brenda makinës një sasi kanabisi dhe një peshore elktronike. I riu do të jetë në hetim për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Iu gjetën në automjetin që e drejtonte pa leje, një sasi kanabisi, një grirëse dhe një peshore elektronike, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 20 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është ndaluar nga shërbimet e Policisë, te rrethrrotullimi i Gostilit, dhe gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një grirëse dhe një peshore elektronike. Nga verifikimet e kryera më tej rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për hetime të mëtejshme.
Komente
