Kukës/ Pushimet mbaruan për shqiptarët e Kosovës, radhë të gjata automjetesh në Morinë

1 Shtator, 20:01| Përditesimi: 1 Shtator, 20:10

  • Share

Kosovarët përfundojnë pushimet disa ditore në bregdetin shqiptarë pasi nesër në Kosovë fillon viti i ri shkollorë.

Shumica e pushuesve kanë menduar të përfundojnë pushimet verore pasi fillojnë punën normalisht në institucionet shtetërore.

Nga kthimi i pushuesve janë vërejtur edhe fluks në PKK Shqipëri- Kosovë në hyrje për në Kosovë përmes doganës kosovare,Vermicë.

Piku i rënduar i trafikut në rrugën e Kombit por edhe në kufi është vërejtur që nga mesdita e vijon edhe në këto momente.

Falë marrëveshjes pa kontrolle për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë janë shmangur radhët dhe pritjet  pasi policia kufitare e Kosovës po operon  me kapacitet të plotë me të gjitha sportelet.

Ndërkohë për muajin gusht si ne hyrje dhe dalje të kufirit Morinë-Vermicë kanë lëvizur:

Hyrje shtetas te Kosovës 161665,
Dalje shtetas shqipëtar 140172 .
Hyrje shtetas te huaj 827154,
Dalje shtetas te huaj 651286.

Gjithsesi pritet që edhe në muajin shtator të kemi pushues nga Kosova për në numër më të vogël ku fluksi me i madh do te jete gjate fundjavës.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vjjj: 01/09/2024 20:05

    W?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?