Kronikë

Kukës/ Qëlloi me pistoletë drejt banesës së bashkëjetueses dhe familjarëve të saj, në kërkim 28-vjeçari

10 Korrik 2024, 12:38| Përditesimi: 10 Korrik 2024, 12:58

  • Share

KUKËS-Një 28-vjeçar, nga fshati Shtiqen është shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë zjarri (pistoletë), në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bicaj.

Uniformat blu arrestuan në flagrancë babain e djalit, 54 vjeç, sepse duke fshehur gëzhojën, tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me rastin, informoi sot policia.

Gjatë kontrolleve te kryera në banesë efektivët gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?