Kukës/ Riaktivizohet zjarri në bjeshkët e Shishtavecit, dhjetëra forca dhe banorë në operacion! Izolohet vatra, Policia nis hetimet nëse është i qëllimshëm (VIDEO)

1 Shtator, 17:39| Përditesimi: 1 Shtator, 18:05

  • Share

Kukës- Riaktivizohet vatra e zjarrit në afërsi të bjeshkës së Shishtavecit, në vendin e quajtur “Guri Mëngjesit”.

Sipas pamjeve dhe informacioneve nga autoritetet vendore, zjarri ka rënë pasditen e sotme (1 Shtator), në kodrat pa dalë në zonën e bjeshkëve, në zonën e quajtur prej banorëve si “Çuka”.

Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve që bëri shuarjen e vatrës së parë mbrëmjen e së shtunës, të ndihmuar edhe nga banorët, por vatra është aktivizuar përsëri ditën e sotme (e diel), pas një ere të fortë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, shërbimi zjarrfikës, kryetari i fshatit Shishtavec, kryetari i njësisë administrative Shishtavec dhe drejtori i shkollës me disa banorë, të cilët po punojnë në aksion të përbashkët për shuarjen tërësisht të flakëve.

Në orët e para të mbrëmjes së djeshme, nga zyrtarë të ADZM-së Kukës u bë me dije se "zjarri në Shishtavec, i rënë në kullota, ishte izoluar plotësisht dhe po punohej për shuarjen e vatrave të mbetura". Gjithashtu situata "do monitorohet më tej nga punonjësit e Bashkisë dhe të njësisë administrative Shishtavec, për të shmangur një riaktivizim të dytë".

Policia gjithashtu nisi hetimet nëse zjarri është i qëllimshëm apo aksidental.

Orët e para të ditës së sotme u raportua për një zjarr edhe në vend-grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës, teksa tymi mbuloi zonën dhe dy zjarrfikëse u aktivizuan për shuarjen në Myc-Mamëz.

Smogu përfshinë fshatrat dhe një pjesë të qytetit që ishin në afërsi me pikën e grumbullimit.

Kjo pikë e mbetjeve është përfshirë disa herë nga zjarri brenda pak muajsh, duke shkaktuar një ndotje masive tek banorët.  

1725204549_zjarrkukes.png

Pamje nga zjarri, pasditen e sotme në Kukës

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?