Kukës/ Rrëshqitje dherash prej reshjeve të shiut dhe dëborës, nuk ka rrugë të bllokuara (VIDEO)

8 Mars 2020, 13:20| Përditesimi: 8 Mars 2020, 13:40

  • Share

KUKËS- Prej mbrëmjes së kaluar qyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu, intensiteti i të cilave erdhi në renie gjatë orëve të para të ditës.

Rrëshqitje dherash e inertesh u raportuan në segmentin Kukës-Shishtavec në vendin e quajtur Ura e Zapodit.

 Firma kontraktore po punon për hapjen e rrugës në dy drejtime për largimin e inerteve nga rruga dhe rivendosjen e qarkullimit të lirë për mjetet.

"Nuk ka patur probleme në qarkullim dhe firmat kontraktore janë në vend", është shprehur pergjegjesi i mirembatjes së qytetit.

Gjithashtu vendet në lartesitë 800 metra janë përfshirë me reshje intensive dëbore ku në Shishtavec arrin në 30 cm në Qaf-Mali 25 cm ,Valbonë 20 cm.

"Reshjet e dendura kanë sjellë probleme në urën e Zapodit për shkak të rrëshqitjes së dherave, por tani është e kalueshme", është shprehur shefi i Qarkullimit Rrugor Kukes Robert Ibrahimi.

Deri tani nuk raportohet për rrugë të bllokuara nga bora.

 Pas reshjeve prurjet në Fierzë u dyfishuan duke arritur në 420 metër kub ujë në sekondë.

Niveli i ujit në Liqenin e Fierzës shkoi në 275 metra ndërsa Fierza po punon me kapacitet të pjesshëm, e duke akumuluar rezervë ujore. 


Lajmi kryesor:

Reshje bore dhe shiu gjatë natës, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm për shkak të lagështisë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?