Kukës, doli për të mbledhur boronica në Bjeshkë, familja humb kontaktet me të riun! I afërmi apel në Report Tv: Ju lutem, llogariteni sikur është fëmija e një deputeti

5 Shtator 2022, 11:13| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 21:32

  • Share

Një i ri në Kukës është raportuar i zhdukur që prej një dite nga familja e tij, pasi ishte nisur për në Bjeshkë. Meledin Adili, 26 vjeç nga fshati Borje, doli si çdo ditë për të mbledhur boronica në Bjeshkë, por prej një dite nuk është kthyer në shtëpi. Pavarësisht kërkimeve të familjarëve, policisë si edhe lajmërimit nga Report Tv ku familja bëri denoncim, i riu nuk është gjetur ende. Mjegulla, terreni i vështirë me shkëmbinj e humnera e kanë bërë shumë të vështirë operacionin e kërkimit, duke bërë që kërkimet gjatë natës të ndërpriten.

Vullnet Beluli, i afërm i 26-vjeçarit përmes Report TV bëri një apel drithërues për ndihmë. Ai kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve me dron, helikopter ose qen kufiri, pasi kjo mund të ishte e vetmja mënyrë për të rënë në gjurmët e të riut. Ai iu përgjërua autoriteteve që ta marrin me përparësi rastin, e të kenë të njëjtin reagim si të kishte humbur djali i një deputeti.

“Ju lutem ju përgjërohem, se është një djalë i ri 26-vjeç, llogariteni sikur është fëmija e e një deputeti, edhe pse ne jemi fukarenj dhe dilnim dhe mbledhim boronica”, ishte apeli i tij nëpërmjet ekranit të Report Tv.

Kërkimet fillimisht u përqendruan në një fshat të Kosovës, që quhet Brod, në Bjeshkët e Brodit, ku në ndihmë të familjarëve shkuan edhe banorë të fshatit.

“Kemi ardhur në fshat të Kosovës, quhet Brod, bashkë me fshatarët e Brodit, na kanë ardhur në ndihmë, kemi vazhduar kërkimet. Kemi zbritur në fshat të lodhur. Gjysma e kërkuesve, nga 100. 50 kanë zbritur, akoma vazhdojnë kërkimet", u shpreh Beluli.

Ndonëse Policia në njoftimin zyrtar thotë se kanë shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare po vijojnë kërkimet, familjari tha se nuk kanë pasur asnjë kontakt me ta, teksa këmbënguli se kërkimet duhet të bëheshin nga ajri. 

"Policinë tonë akoma nuk e kemi parë, policia e Kosovës, ka ndërhyrë, por nuk mund të ndërhyhet me makinë, nga fshati duhet të nisesh në këmbë, 3 orë deri sa të në majë të bjeshkës në Kufi me Maqedoninë 3 orë poshtë 6 orë, e 6 orë të kthehesh”, përfundoi ai. 

Report Tv publikoi edhe foton e të riut, për t'iu ardhur në ndihmë kërkimeve.

1662392579_Sequence03.00004822.Still056.jpg

Meledin Adili

Ora 15:32
26-vjeçari i humbur në Bjeshkë, i afërmi: Ju përgjërohemi na ndihmon me dron ose helikopter ta kërkojmë! Mendojeni si djalë deputeti, jo një fukara

 

Vullnet Beluli, i afërm i 26-vjeçarit Meledin Adili nëpërmjet Report Tv ka bërë apel për ndihmë që të nisin kërkimet me dron, qen kufiri apo helikopter. Ai thotë se territori në Bjeshkë është shumë ië vështirë dhe kjo u vështirëson edhe kërkimet.

“Kemi filluar kërkimet që në orën 17. Moti ka qenë me vetëtima, ne u larguam se moti ishte shumë i keq, kemi nisur kërkimet në orën 4 të mëngjesit, pas 10 orëve kërkim nuk kemi gjetur gjë, duhet ndërhyrje ju lutem nga shtetit, ju lutem ju përgjërohem, se është një djalë i ri 26-vjeç, llogariteni sikur është fëmija e e një deputeti, edhe pse ne jemi fukarenj dhe dilnim dhe mbledhim boronica.

Sado ta njohësh rrugën, humbësh, ka shkëmbinj të mëdhenj, ka humnera, kemi kërkuar ndihmën e autoriteteve, deri tani kërkimet e policisë, në këtë zonë duhet të kërkojnë në bjeshkën e Brodit, Kazanet e Brodit, bjeshka është e pafundme. Ai ka numër telefoni, nuk i shkon zilja, si mund ta gjejnë me GPS, ai ka dalë për copë buke. Policia e Kosvës ka ndërhyrë me makina, po me makina nuk lëvizet, se duhet ecur me këmbë, bjeshka është e rrezikshme nuk shihet njeriu me njeriun, prej mjegullës. Edhe në korrik është moti i paqëndrueshëm, është lartësi mbi 1600 metra”, tha ai.

1662384821_MELEDINADILI.jpg

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 05/09/2022 21:07

    Zoti madh,qetesoj kte familje,

    Përgjigju
  • Mala: 05/09/2022 17:40

    Djali i deputetit qenka me dy Luca,me dy shpirta e dy vlera mbi vlere njerezore

    Përgjigju
  • Gastarja: 05/09/2022 17:11

    Njashtu si po e spjegojne familjart,perballja me rrezikun keka shum i nalte si rrufeja,humnera,arusha.E papasmja i nxjerr per mbijetese(se fukaralleku nuk shahet).Zoti i nimofte e ta gjejn shnosh e mire se ashte jete njeriu ne moshe te re.

    Përgjigju
  • Sakipi: 05/09/2022 16:13

    Me dijenine time duhet te kerkoje ndihme tek fisi Allarajve se jane fis gishti ose tek mul noka qe eshte fis brime. Keto dumy o e gjejne o nuk e gjejne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?