Kronikë

Kukës/ Shkoi për të prerë dru në pyll dhe nuk u kthye më, Shërbimi Kombëtar Malor i Kosovës përfundon kërkimet, rinisin nesër nga Shqipëria

8 Prill, 22:52| Përditesimi: 8 Prill, 23:14

  • Share

1744145813_aa.JPG

Nga pala e Kosovës janë ndërprerë kërkimet për 27-vjeçarin Ajet Lleshi nga Kukësi, i cili në orën 17:00 e së dielës, 6 prill, shënoi kontaktin e fundit telefonik me të atin.

Shërbimi Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit Malor njofton se kërkimet janë pezullar dhe do të vijojnë nesër nga pala shqiptare. 

'Nga data 7 prill 2025, Shërbimi Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit Malor (ShKShMK) është vënë në lëvizje pas një thirrjeje urgjente nga autoritetet shqiptare për ndihmë në kërkimin e Ajet Lleshi një 27-vjeçar nga fshati Kishaj, në Has, i raportuar si i humbur. Skuadrat e ShKShMK së bashku me policinë e shtetit, banorët e zonës kanë realizuar kërkimin e zonës së dyshuar me datat 07-08.04.2025, duke mos hasur në gjurmët e personit të lartcekur. ShKShMK e mbyll këtë operacion deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme', thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

‘Bab, kam mbet në mal!’ Report TV zbardh telefonatën e fundit të 27-vjeçarit, u bllokua nga bora! Dy ditë i zhdukur në bjeshkët e Domajve


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?