Foto ilustruese

Kukës/ Shmangën detyrimet tatimore, nën hetim 10 pronarë lokalesh

25 Shkurt 2021, 20:03| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 20:06

  • Share

KUKËS - 10 persona janë nën hetim nga policia e Kukësit për fshehje të të ardhurave dhe punësim të paligjshëm.

Këta persona ushtronin aktivitet bar-kafe dhe restorante në zona të ndryshme të qytetit pa u regjistruar në organet tatimore.

Gjithashtu ata kishin punonjës të paregjistruar dhe pa sigurime duke shmangur detyrimet tatimore.

“Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 10 shtetas, konkretisht: B. Z., H. Th., H. O., M. B., G. S., L. Z.,A. S., M. H., V. O. dhe F. Sh., banues në Kukës” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 25/02/2021 21:22

    policia thjeshte po zbaton urdherat e safetit se keta biznesmen nuk i jane bindur atij prandah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?