Shuhet vatra e zjarrit në kullotat e Shishtavecit

Kukës/ Shuhet zjarri në kullotat e Shishtavecit, u angazhuan 100 forca zjarrfikëse

4 Shtator, 15:01| Përditesimi: 4 Shtator, 15:03

  • Share

Është izoluar dhe shuar plotësisht këtë të mërkurë vatra problematike në Kukës,në kullotat e Shishtavecit, në afërsi të Malit të Kallabakut.

Kjo falë ndërhyrjes së koordinuar të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe Shërbimit Zjarrëfikës të Bashkisë Kukës. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar mbi 100 forca zjarrfikëse, ushtarake, të Policisë së Shtetit, ADZM,forca bashkiake dhe vullnetarë të Shishtavecit e Novosejit.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan edhe forca të Repartit Ushtarak Zallherr me 2 automjete transporti të kalueshmërisë se lartë dhe 1 autoambulancë. Institucionet përkatëse do të vazhdojnë monitorimin dhe janë të gatshme të veprojnë në rast të riaktivizimit të vatrës. Shkak i zjarrit mendohet të jetë i qëllimshëm.

Policia e Kukësit është në proçes hetimin për gjetje e autorit. Ndikuar nga thatësira dhe era zjarri u konstatua tre ditë më parë. Pavarësisht përpjekjeve të para për shuarjen nga banorët e zonës dhe punonjësit e shërbimit zjarrëfikës të Bashkisë Kukës e ndërhyrjes nga ajri, flakët u përhapën me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme bari (kullote), shkurre, dëllinje e zezë dhe e kuqe. Situata në terren të martën ishte me kritike pasi pati riaktivizim të vatrës në orët e para të mbrëmjes.

Ky masiv pyjor, kullotat e Shishtavecit është pjesë e parkut natyror Kombëtar-Korab-Koretnik, ku rriten edhe bimësi me vlera të veçanta kurative. Ndërsa vatra e zjarrit e në zonën pyjore në Njësia Administrative Surroj është izoluar dhe po mbahet në monitorim.

Prefektura dhe Bashkia Kukës, njoftoi qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë çdo incident. Dëmtimi i pronës me zjarr ndëshkohet sipas ligjit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?