Situatë normale paraqitet në tregun e qytetit të Kukësit vetëm pak orë përpara mbylljes së orarit të kërkuar nga qeveria. Nuk ka grumbullime, ka më pak qytetarë, por ka dhe nga ata qytetarë të cilët janë pa maska e doreza. Në treg nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Kukes janë shtuar kontrollet në të gjithë tregun, së bashku me policinë bashkiake dhe task forcën e prefekturës Kukës.
Sipas ishsh vetëm 90% e qytetareve kuksianë zbatojnë masat mbrojtëse, ndërsa tregtarët janë me maska e doreza por e kanë të vështirë disiplinimin e qytetarëve për distancimin fizik dhe qëndrimin në pullat e verdha të vendosura nga bashkia në treg.
Bashkia ka shtuar masat mbrojtëse në treg ku është vendosur tuneli dezinfektues në hyrje të tregut ku çdo qytetar dezinfektohet para hyrjes në treg. Në rrugët e qytetit ka lëvizje të banorëve dhe mjete dhe me pak grumbullime para bankave, farmacive e shërbimeve të tjera të lejuara.
Inspektoriati shtetëror shëndetësor për tre subjekte private ka vendosur gjoba për mos respektim të akteve normative për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Deri më tani Kukësi ka 9 raste me covid 19, 5 prej tyre personel mjekësor.
Lajmi kryesor:
Në 17:30 gjithçka mbyllur deri të hënën/ Kamza dyndje në tregje! Pas raportimit të Report TV ndryshim '360 gradë' të situatës (VIDEO)
//ReportTv.al