Foto ilustruese

Kronikë

Kukës/ Nuk iu bind urdhrit të policit rrugor dhe përfundoi në aksident, arrestohet shoferi 31-vjeçr, u gjet i dehur pas testit të alkoolit

8 Maj, 12:39| Përditesimi: 8 Maj, 12:44

  • Share

Kukës- Nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar automjetin dhe përplasi një automjet të parkuar gjatë arratisjes, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.    

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor njoftuan sot (8 maj) se arrestuan në flagrancë K. Ll., 31 vjeç, banues në Has, për veprat penale “drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.  

“Në qytetin e Krumës, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka përplasur një automjet të parkuar. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. Ll. iu bë testi i alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur, në masën 1.23 mg/l”, informoi policia vendore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?