Kukës- Një 19-vjeçar automjeti që tentoi të të korruptonte punonjësit e Policisë për të shmangur gjobën do të hetohet në gjendje të lirë
Sipas njoftimit, Rrugorja e ndaluan të riun për kontroll të dokumentacionit, ndërsa ai i ofroi 2000 lekë të rinj.
"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVK Kukës, proceduan penalisht shtetasin A.N, 19 vjec , banues në Kukës për veprën penale “Korrupsioni pasiv i peronave që ushtrojnë funksione publike”, pasi: 19 vjeçari duke drejtuar automjetin është ndaluar nga punonjësit e policisë rrugore për kontroll të dokumentacionit. Për të shmangur masën administrative pasi kishte mungesa në dokumentacion 19 vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu afruar 2000 lekë të rinj", informoi sot policia.
Materialet i kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme
Komente
