Foto Ilustruese

Kronikë

Kukës/ Tentoi të shmang kontrollin në mjetin e tij, godet me grusht punonjësin e doganës, arrestohet 58- vjeçari

22 Janar, 10:00| Përditesimi: 22 Janar, 10:09

  • Share

KUKËS-Një 58 vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës, pasi goditi me grusht një punonjës të doganës.

Sipas policisë dyshohet se 58 vjeçari me inicialet A.K, e ka goditur doganierin për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ndërsa është arrestuar më pas nga policia.

‘Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e shtetasit A. K. u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?