Kukës- Akuzohet se rreth 1 vit më parë, në bashkëpunim me vëllanë e tij tentoi të vriste kushëririn me thikë pas konfliktit, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i dyshuar.
Policia e Kukësit bëri sot me dije se pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, bëri lokalizimin e të shpallurit në kërkim dhe prangosjen e E. K., banues në qytetin verior.
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Nga hetimet rezulton se 32-vjeçari dhe vëllai i tij, E. K., 35 vjeç (i arrestuar më parë), më datë 15 qershor të vitit të kaluar, në lagjen “Gostil”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës, për motive të dobëta, kushëririn e tyre, shtetasin A. C.
Policia vendore ndau edhe pamje nga aksioni i kryer dhe arrestimi i 32-vjeçarit të kërkuar, i cili u shoqërua për në ambientet e Komisariatit me pranga në duar.
Pas operacionit, dosja ndaj të riut i kaloi Prokurorisë së Rrethit, për veprime të tjera, mbi veprën penale të ngritur.
Komente
