Bënin trafik armësh nga Shqipëria në Kosovë, arrestohen 6 persona! Operacioni i shtrirë në 3 qarqe

20 Gusht 2022, 10:48| Përditesimi: 20 Gusht 2022, 11:15

  • Share

TIRANË- Një operacion i shtrirë në 3 qarqe, ka vënë në pranga 6 persona të cilët kryenin trafik armësh drejt Kosovës. Report Tv mëson se pas një hetimi disa mujor në Kukës, Durrës dhe Dibër është arritur të vihen në pranga Rrahman Skuka 28 vjeç, banues në Dibër, Bajram Shiti 24 vjeç, banues në Bulqizë, Bukurosh Neziri 33 vjeç, banues në Durrës, Ulvi Huna 27 vjeç, banues në Dibër, Hysni Hani 59 vjeç, banues në Durrës dhe Kujtim Bajramaj 61 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ato u kapën në një karburant, ku iu gjetën me vete 1 automatik, 1 pistoletë “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën  penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", kryer në bashkëpunim. 

Nga ana tjetër, vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit drejt Kosovës.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?