Foto ilustruese

Kronikë

Kukës/ Tërhoqi zvarrë qenin me makinë, Policia nis hetimet për 44-vjeçarin

28 Korrik, 12:15| Përditesimi: 28 Korrik, 12:16

  • Share

Kukës- Policia e Kukësit ka reaguar pas një video të publikuar në rrjetet sociale ku një qen shfaqet i lidhur me zinxhir në karrocerinë e një automjeti.

Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se pas kësaj situate kanë nisur hetimet për shoferin 44-vjeçar banues në fshatin Çajë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.    

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ Albania”, ku shfaqet një qen i lidhur me zinxhir në karrocerinë e një automjeti, bëjmë me dije se:            

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë kryer veprimet për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit.    

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 44 vjeç, banues në fshatin Çajë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.    

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?