Ura ku u gjet trupi i pajetë i 55-vjeçarit

Kronikë

Kukës/ U gjet i pajetë në këmbët e urës së Drinit të Zi, identifikohet 55-vjeçari! Ishte i sëmurë, s’ka shenja dhune në trup (EMRI)

29 Korrik, 09:58| Përditesimi: 29 Korrik, 10:09

  • Share

Kukës- Identifikohet trupi i pajetë, i cili u gjet ditën e djeshme rreth orës 16:00, në ujërat e liqenit të Fierzës, pranë këmbëve të urës së Drinit të Zi në Kukës, që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Viktima është shtetasi Luan Nuredinaj, 55 vjeç, nga fshati Oreshkë i Kukësit, për të cilin familjarët e tij në Tiranë kishin denoncuar humbjen në Komisariatin e Kamzës prej datës 27 korrik (e diel). Burime zyrtare bëjnë me dije se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit dhe ekspertiza e mjekut ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Nga verifikimet rezultoi se trupi i pajetë i përket shtetasit L. N., 55 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët e 55-vjeçarit kanë kallëzuar më datë 27.07.2025, në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë, për largimin e tij nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të”, tha policia vendore.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?