Kukësi akuzon pas humbjes me Laçin: Rezultatin e vendosi arbitri, të reagojmë shpejt

10 Dhjetor 2021, 12:11| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 14:04

  • Share

Kukësi ka humbur terren në ndiekje të Tiranës kryesuese pasi Laçi e mposhti 1-2 në ndeshjen e fundit të javës së 12 të Superligës. Verilindorët në përfundim të sfidës ishin shumë të irritur dhe kjo jo vetëm për faktin se në minutën e 90 gabuan një penallti, por edhe sepse arbitri Kridens Meta iu anuloi një gol me ‘VAR’ për faull në pjesën e parë.

“Ne e dimë që ne duhet të reagojmë dhe këtë ta bëjmë shpejt. Kur ndodhin gjëra të tilla jo për çështje fati, por për shkak të arbitrit, duhet të reagosh në mënyrë të menjëhershme,”-u shpreh Diego Longo, trajneri i Kukësit.

Ndërkohë Laçi mori një fitore tejet të rëndësishme, por më shumë se të gjithë gëzoi trajneri Mirel Josa, i cili në të shkuarën ka drejtuar edhe Kukësin.

“Një fitore që më kënaq më tepër për mënyrën se si luajti skuadra në pjesën e parë. Mënyrën se si skuadra bëri presion te kundërshtari pasi e dimë të gjithë se sip o luan Kukësi këtë sezon me topin në këmbë,”-tha Mirel Josa, trajner i Laçit.

Pas 12 javësh kampionat Kukësi renditet në vendin e dytë me 23 pikë, 4 më pak se Tirana kryesuese, ndërsa Laçi pozicionohet i katërti me 18 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?