TIRANË- Kukësi i Mirel Josës ka zhgënjer këtë javë në Superligës pasi është mposhtur 0-1 nga Kastrioti në "Loro Boriçi". Golin vendimtar të sfidës e realizoi De Silva në fundin e pjesës së parë, ndërsa krutanët luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 73 e sfidës.
Kjo është humbja e parë e verilindorëve që kur trajneri Mirel Josa mori drejtimin e skuadrës, ndërsa për ekipin kjo disfatë erdhi pas 3 fitoresh radhazi.
Pas 18 javësh kampionati Kukësi renditet në vendin e 6 me 28 pikë, 2 më shumë se Kastrioti i vendit të shtatë.