Kukësi ‘binjakëzohet’ me Lubeck në Gjermani, firmoset marrëveshja për menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit

9 Korrik 2022, 09:21| Përditesimi: 9 Korrik 2022, 09:31

  • Share

Kukësi dhe bashkia Lubeck në Gjermani janë binjakëzuar. Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici nënshkroi  marrëveshjen e binjakëzimit me kryetarin e bashkisë Lubeck, Jan Lindenau.Bashkia e Kukësit njofton se është firmosur një marrëveshje që në thelb ka të bëjë me fushat e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta dhe të ujit të shërbimit komunal ndaj qytetarit si dhe të mbrojtjes së mjedisit

Të dyja bashkitë dhe në veçanti institucionet e tyre specifike, do të përpiqen për bashkëpunim zhvillimor dhe shkëmbim reciprok të përvojës, veçanërisht në fushën e shërbimeve me interes të përgjithshëm, mbrojtjen e mjedisit, dhe çështje administrative përkatëse. Fokusi kryesor është në depozitimin e mbetjeve dhe ujërave të zeza.

Objektivat e nënshkrimit të marrëveshjes janë bashkëpunimi në fushën e zhvillimit të mëtejshëm të infrastrukturës publike dhe çështjeve administrative të ndërlidhura, veçanërisht në fushën e depozitimit të mbetjeve dhe largimit të ujërave të zeza; shkëmbimi profesional i delegacioneve të specializuara nga të dyja bashkitë, duke përfshirë vizita të ndërsjella nga specialistë; mundësimi i ndërsjellë i qëndrimeve praktike të shkëmbimit të temave në fushën e edukimit dhe trajnimit.

Në fjalën e tij nga Gjarmania, kryebashkiaku Safet Gjici tha se institucioni që ai drejton e ka në fokus mbrojtjen e mjedisit.

“Është kënaqësi dhe privilegj për mua dhe stafin tim që të jem sot në bashkinë e Lubeckut. Mikpritja nga personalitete si ju, tregon vëmendjen e shtuar dhe përkujdesjen e veçantë që ju tregoni ndaj miqve tuaj. Bashkia Kukës si rezultat i vëmendjes që ka treguar ndaj mjedisit, ka marrë nga një organizatë shumë prestigjioze ndërkombëtare çmimin “Bashkia Model për Brezin e Gjelbër Evropian 2021. Firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit me ju është në koherencë me sloganin që Kombet e Bashkuara kanë vendosur këtë vit: “Ujërat nëntokësore – Duke bërë të padukshmen, të dukshme”, tha Gjici.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kistra: 09/07/2022 11:01

    Po me tapetin e stadiumit si do ja besh? Si ka mundesi qe ka degjeneruar ne nje gjendje skandaloze vetem pas 3 ndeshjesh?

    Përgjigju
  • Eri: 09/07/2022 10:09

    Bravo safet gjici

    Përgjigju
    • Sufllaqe: 10/07/2022 07:27

      Bravo sufllaqe dopjo pite

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?