Kukësi e fundosi, trajneri i Kastriotit: E kotë nëqoftëse nuk marrim pikë kundër Tiranës

17 Shkurt 2022, 13:16| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 15:57

  • Share

Kastrioti i vendit të fundit në Superligë 2022 e nisi me një ecuri mjaft pozitive, duke marrë 7 pikë në katër ndeshje, por javën e kaluar Kukësi e mposhti me rezultatin e thellë 4-0. Një humbje që krutanët mund t’i godasë edhe psikologjikisht në luftën për mbijetesë, por që do tentojnë të marrin veten të dielën pavarësisht se përballë kanë as më pak e as më shumë por kryesuesit e kampionatit, Tiranën.

“Ne do kërkojmë të marrim pikë me çdo lloj kundërshtari. Superliuga është një kampionat shumë I fortë dhe patjetër që me kundërshtarët tanë do t’i bëjmë llogaritë në ndeshjet direkte, por nëqoftëse ne nuk pretendojmë të marrim pikë çdo ndeshje atëherë është e kotë,”-deklaroi Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.

Kastrioti-Tiranë që luhet në Kamzë është për llogari të javës së 21 të Superligës, ndërsa supersfida që spikat luhet në Tiranë të shtunën mes Partizanit dhe Vllaznisë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?