Kukësi hyn në hartën e qyteteve me COVID-19, policia kontrolle në tregje dhe institucione

17 Qershor 2020, 17:18| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 17:23

  • Share

Pas dy rasteve me koronavirus që u zbuluan ditën e djeshme në Kukës, policia ka intensifikuar kontrollet  në qytet.

Një ditë më parë, qyteti i Kukësit u fut në hartën e qyteteve me Covid-19, pasi dy persona u konfirmuan pozitivë.

Ndërkohë, sot policia e Kukësit ka intensifikuar kontrollet  në qytet. Kontrollet janë shtuar kryesisht në tregje, supermarkete, ambiente dhe institucione  publike ndërsa qytetarëve u është kërkuar respektim i masave anti-Covid.

Sot Report TV bëri një vëzhgim në terren, duke konstatuar se në disa dyqane kryesore supermarketesh, përdorimi i maskës nuk iu kërkohet më blerësve siç ndodhte pak javë më parë. Brenda supermerkateve Conad pamjet e marra nga një telekamerë e fshehtë tregojnë se maska nuk përdoret nga askush, përveç disave nga personeli i shitjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?