Kukësi i jep leksion Tiranës dhe rihap kampionatin, 'paqe' në Bylis-Partizani

6 Korrik 2020, 19:56| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 19:59

  • Share

Duhet të ishte sfida që Tirana të zyrtarizonte titullin kampion por rezultoi krejt e kundërta. Kukësi e mposhti 2-1 Tiranën kryesuese në "Selman Stërmasi" dhe rihap garën për titullin kampion 4 javë nga fundi pasi e ngushton diferencën në 6 pikë.

Golat erdhën të gjithë në pjesën e dytë me verilindorët që shënuan me Kuper dhe Ethemi ndërsa bardheblutë u kujtuan shumë vonë duke realizuar me Ngo. 4 ndeshje nga fundi rihapet ceshtja titull. Tirana me 6 pikë më shumë mbetet favorite.

Spektakël ka pasur në ndeshjen tjetër të javës së 32-të mes Bylisit dhe Partizanit por jo fitues. Mallakastriotët e mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Ndrecës dhe Partizani barazoi me Braun në 45 minutat e dyta. Ekipet ndanë nga një pikë./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?