Kukësi është zgjuar nën 'pushtetin' e mjegullës dhe acarit mëngjesin e sotëm. Temperaturat kanë zbritur në minus 7 gradë, teksa prania e ngricave dhe akullit ka krijuar probleme në akset rrugore. Ndërkohë ka nisur hedhja e kripës për të shmangur krijimin e shtresave të akullit.
Problem është edhe mjegulla e dendur, që vështirëson qarkullimin e mjeteve për shkak të pamjes së kufizuar nga Morinë deri në Fushëdugagjin.
Policia këshillon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar dhe kufizim shpejtësie, teksa aktualisht te gjitha rrugët nacionale janë te kalueshme.