Kronikë

Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës

23 Nëntor, 11:28| Përditesimi: 23 Nëntor, 15:47

  • Share

Pas tre ditësh me shi, i kanë lënë vendin reshjeve të borës. Në Rrugën e Kombit ka reshje të dendura dëbore, trashësia shkon në 5 cm. Rruga është e kalueshme, në terren borëpastrueset.

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë paraditen e së shtunës segmentin Reps-Tuneli i Kalimashit- Morinë. Kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit është angazhuar për pastrimin e autostrades. Siç shihet në pamjet e Report TV mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtur hapur këtë arterie të rëndësishme që lidh dy Shqipërinë me Kosovën.

Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Kombit kryhet normalisht, nevojitet përdorimi i gomave dimërore, ndërsa Policia bën thirrje për uljen e shpejtësisë, sidomos në dy anët e tunelit të Kalimashit.

Gjatë natës pati rrëshqitje ne rrugën rurale Kukës- Shishtavec, por sot është e hapur për automjetet. Ndërsa vazhdon të mungojë energjia në disa fshatra të Kukësit, Hasit e Tropojë për shkak se era ka rrëzuar shtyllat elektrike.

Sot është rikthyer normaliteti dhe në rrugën nacionale Fushë Arrëz – Mirditë pasi kontraktoret ndërhynë për mbushjen e trasenë së rrugës. Një natë më parë në tunelin e Gjegjanit vërshoi uji dhe internetet duke rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve.

Gjatë natës ka pasur vërshim të ujit dhe inerteve në rrugët Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth por kontraktoret kanë punuar për të rikthyer normalitetin. Aktualisht këto rrugë janë të kalueshme për automjetet. Në qarkun e Shkodrës, e pakalueshme është vetëm rruga e Dukagjinit, për shkak të rënies së shkëmbinjve.

Qarkun e Korçës ne lartësinë mbi 900 bie dëborë prej mbrëmjes së djeshme. Në akset nacionale Korçe-Qafa e Qarrit-Erseke dhe Boboshtice-Dardhe është hedhur kripë dhe aktualisht qarkullohet kryhet pa vështirësi. Si pasojë e erërave të forta ka shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra të Korçës, Pogradecit e Kolonjës. OSHEE bën të ditur se grupet e punës janë në terren për riparimin e dëmeve.

Ora 13:31
Moti i keq/ Fshatrat e Mirditës pa energji elektrike

1732365085_shtyllat.png

Moti i keq me stuhi shiu i një natë më parë ka sjellë probleme edhe në Mirditë.

Fshatrat e njësisë Fan ndodhen pa energji prej ditës së djeshme (22 nëntor) pasi janë rrëzuar shtyllat dhe përcjellësit ndodhen në tokë.

Deri tani ka munguar ndërhyrja për rikuperimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Ora 13:19
Ikën stuhia, hapet qarkullimi në Fushë Arrëz-Mirditë

 

Rikthehet normaliteti në rrugën nacionale Fushë Arrëz - Mirditë pasi kontraktoret ndërhynë për mbushjen e trasenë së rrugës.

Një natë më parë në tunelin e Gjegjanit vërshoi uji dhe internetet duke rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve.

Ora 12:59
U dëmtua nga moti i keq, nis rikonstruktimi i çatisë së Spitalit të Pukës

Ka nisur sot rikonstruktimi i çatisë së Spitalit të Pukës.

Stuhia që preku Pukën më 20 nëntor rrëzoi çatinë e spitalit duke bërë që të dilte jashtë funksionit. 

Kompania e sigurimeve bëri të ditur se brenda të hënës puna do të ketë përfunduar.

Ndërkohë sipas drejtuesve të Shërbimit Spitalor, brenda mesit të kësaj jave pritet të rikthehet normaliteti dhe të nis trajtimi i pacientëve në katër prej pavioneve që momentalisht nuk ofrojnë shërbim.

Ndërkohë ditën e djeshme pacientët u detyruan të largoheshin drejt banesave pasi uji hyri edhe në katin e dytë të spitalit.

Ora 12:42
Korça 'mbulohet' nga bora! Disa fshatra pa energji elektrike

1731744311_korce.jpg

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë edhe qarkun e Korçës prej mbrëmjes të së premtes 22 nëntor.

Raportohet se në zonat e ulëta ka pasur rreshje shiu të shoqëruara edhe me erë të fortë ndërsa në zonat e larta malore ka pasur rreshje shiu dhe dëbore.

Si pasojë e erërave të forta ka pasur shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra të bashkisë Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë e Devoll.

Aktualisht zonat pa energji janë: Bishnicë, Jollë ,Selcë e Sipërme, Goskovë, Lekas, Grabockë, Maliq-Opar,Nikollarë.

Grupet e punës po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike në të gjithë territorin.

Ora 11:55
Ikën stuhia, Shkodra përfshihet nga dëbora, të gjitha rrugët të kalueshme (VIDEO)

 

Shkodër-Moti i keq që përfshiu të gjithë vendin ditën e djeshme (22 nëntor) ka shkaktuar në akset rrugore Hani Hotit - Tamarë, Tamarë - Vermosh dhe Bogë-Theth rënie gurësh dhe dalje të shumta inertesh.

Pas raportimit është punuar për pastrimin e rrugës dhe vijimin normal të qarkullimit të mjeteve në këtë aks.

Ndërkohë gjatë orëve të natës zona Bogë-Theth është përfshirë nga reshjet e dëborës si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave.

Borëpastrueset ndodhen në terren, ndërkohë të gjitha akset janë të kalueshme.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?