Sport

Kukësi mbyll aventurën me Josën, trajneri reziston më pak se 5 muaj! Partizani humbet Çinarin

3 Qershor 2021, 16:02| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 16:09

  • Share

Aventura e Mirel Josës me skuadrën e Kukësit ka zgjatur shumë pak, pasi klubi verilindor ka njoftuar mbylljen e marrëveshjes me trajnerin kryeqytetas. Josa, i cili nuk e zgjati më shumë se 5 muaj në krye të Kukësit, ishte trajneri i tretë në këtë skuadër për sezonin që u mbyll.

“Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa nuk është me trajner i skuadrës sonë. Pas përfundimit të sezonit, trajneri Josa ka pasur një bisedë me drejtuesit e klubit dhe më pas është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi. Kukësi e falenderon trajnerin Josa për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”, thuhet në një njoftim.

Skuadra e Kukësit e mbylli në vendin e gjashtë kampionatin, ndërsa u eliminua në çerekfinale në Kupën e Shqipërisë duke mos arritur objektivat e vendosur.

Ndërkohë lajme vijnë edhe në kampin e Partizanit, pasi klubi i kuq ka humbur përfundimisht Erald Çinarin. Futbollisti shkodran është zyrtarizuar si blerja e re e turqeve të Samsunsporit. Klubi që militon në Ligën e Parë ka firmosur për 3 vite me shqiptarin, ndërsa në 2024 palët do të kenë të drejtën të rinovojnë edhe për një vit tjetër.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?