Lojtarët e Kukësit

Kukësi mëson kundërshtarin e “play-off” të Europa League nëse kualifikohet

6 Gusht 2018, 14:18| Përditesimi: 6 Gusht 2018, 14:23

  • Share

Kukësi ka njohur sot rivalin në fazën “play-off” të Europa League nëse arrin të kalojë Torpedo Kutaisi e Gjeorgjisë në turin e tretë eliminator. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu do të përballet me fituesin e çiftit që merr pjesë në turin e tretë të Europa League, Ludogorets-Zrinjski Mostar.

Skuadra bullgare e Ludogorets kaloi Crusaders në turin e parë në Champions League, por më pas u mposht nga hungarezët e Vidi dhe tashmë e sheh veten në turin e tretë. Ndërkohë, Zrinjski u eliminua që në turin e parë të Champions nga Spartak Tërnava.

Në turin e dytë eliminoi Valetën, kundërshtarin e Kukësit në turin e parë të Champions League. Kukësi ka evituar në këtë short skuadra shumë më të vështira, pasi një prej çifteve të mundshme i garantonte një përballje me njërën mes Celtic apo AEK.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?