Sport

Kukësi mposht Bylisin dhe e kalon në renditje, Flamurtari merr 1 pikë shprese në sfidën e mbijetesës

23 Nëntor 2019, 16:04| Përditesimi: 23 Nëntor 2019, 16:07

  • Share

Kukësi është rikthyer te fitoret pas humbjes me Laçin pasi për llogari të javës së 13 të Superligës ka mposhtur në Elbasan Arena 2-1 skuadrën e Bylisit. Goli që do të zhbllokonte shifrat do të vinte në minutën e 21 nga Kristal Aabazaj, ndërsa miqtë nga ballshi pak para fundit barazuan me Guindo, duke dhënë përshtypjen se kjo sfidë do të ishte e dyluftuar deri në fund.

Në pjesën e dytë ai që do të vuloste fitoren për të besuarit e Duros ishte Rroca, i cili me golin e tij bëri që verilindorët të parakalonin në renditje Bylisin.

Ndërkohë sfida tjetër e orës 13:30, e cilësuar për mbijetesë, mes Flamurtarit dhe Luftëtarit është mbyllur në barazim me shifrat 1-1. Gjirokastritët kaluan të parët në avantazh në pjesën e dytë, ndërsa vlonjatët barazuan në minutën e 94 me futbollistin Nika.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?