KUKES-Banorë të Kukësit, Hasit e Tropojë, ashtu siç dhe kishin njoftuar, u grumbulluan sot paradite para gjykatës së Kukësit. Të thirrur nga Këshilli Bashkiak Kukës dhe Shoqata “Biznesi për Biznesin” ata protestuan për të kërkuar lirimin e 11 protestuesve që u arrestuan gjatë protestës së 31 Marsit në Rrugën e Kombit. Me pankarta “Lironi vëllezërit tanë” në duar ata i kanë kërkuar kryeministri Rama që të lirojë kuksianët e arrestuar padrejtësisht.
Kjo protestë në Kukës u mbajt një ditë para seancës për ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Organizatorët e protestës Këshilli Bashkiak Kukës dhe Shoqata ”Biznesi për Biznesin” dhe tjerë nga Këshillat Bashkiak Has e Tropojë, shoqëria civile dhe artistë nga Prizreni kërkuan lirimin e të burgosurve dhe takse zero për Rrugën e Kombit.
Lironi vëllezrit tanë, jo taksë te dera shtëpisë, Rama ik, duhet të lirohen 11 të burgosurit e pafajshëm, të hiqet trau në "Rrugën e Kombit". Poshtë plehrat e Serbisë, këto janë plehrat e Serbisë.
Protestuesit në Kukës
Nga protesta u arrestuan 23 persona, ndërsa 12 u liruan, 11 janë ende në burg. Në fund të protestës u bë e ditur se protestë e njëjtë e banoreve të qarkut Kukës si dot do te mbahet nesër në Gjykatën e Apelit Shkodër ku pritet te dalin para kësaj gjykate 11 protestuesit.
Ne hale te gomarve veni bashk me lul serbin e mona k****.
Përgjigju